Votëmatësi është një aplikacion kompjuterik për kontrollimin e preferencave të votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 në Maqedoni. Votëmatësi funksionon në atë mënyrë që qytetarët përgjigjen në 54 pyetje në versionin e plotë, gjegjësisht në 31 pyetje në versionin e shkurtër të pyetësorit, të ndara në 8 fusha, me qëllim që ta kontrollojnë shkallën e përputhjes së qëndrimeve të tyre me qëndrimet e partive politike në Maqedoni. Gjatë javëve të kaluara, të gjitha partitë politike në Maqedoni morën ftesë që ta plotësojnë një pyetësor të thjeshtë dhe në atë mënyrë t’i njoftojnë qytetarët me qëndrimet, mendimet dhe qëllimet e tyre. Pjesa më e madhe e subjekteve kyçe politike e shfrytëzuan këtë mundësi për kontakt transparent me elektoratin dhe përgjigjet e tyre janë futur në sistem. Oferta për ta plotësuar pyetësorin iu dërgua të gjitha partive, kryetarëve të partive, kryetarëve të shtabeve zgjedhore dhe personave të tjerë përgjëgjës, të përcaktuar nga partitë. Disa parti tashmë u përgjigjën, mirëpo deri në këtë moment, disa parti nuk i kanë dorëzuar pyetësorët e plotësuar. Në rast se ekipi i Votëmatësit i pranon pyetësorët e plotësuar me përgjigjet e tuaja, ato do të shtohen në sistem, që qytetarët të mund të shohin se në çfarë mase pajtohen me to. |
Spektri politik mundëson përcaktimin e orientimit të përgjithshëm politik të personave që testohen. Funksionon në atë mënyrë që jepet përgjigje në 60 pyetje, të ndara në 5 tërësi tematike. Pyetjet e përcaktojnë orientimin e përgjithshëm të personit që testohet sipas dy bazave: i majtë/i djathtë dhe liridashës/autoritar. Orientimi i personit do të paraqitet pasi ai të japë përgjigje në të gjitha pyetjet e testit. |
|