Kontrolloni se me cilën parti pajtoheni më shumë

Votëmatësi është një vegël onlajn për edukimin dhe matjen e preferencave të votuesve në lidhje me ofertat e opcioneve politike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 në Republikën e Maqedonisë. Votëmatësi funksionon në atë mënyrë që qytetarët përgjigjen në 54 pyetje në versionin e plotë, gjegjësisht në 31 pyetje në versionin e shkurtër të pyetësorit, të ndara në 8 fusha, me qëllim që ta kontrollojnë shkallën e përputhjes së qëndrimeve të tyre me qëndrimet e partive politike në Maqedoni.

Gjatë javëve të kaluara, të gjitha partitë politike në Maqedoni morën ftesë që ta plotësojnë një pyetësor të thjeshtë dhe në atë mënyrë t’i njoftojnë qytetarët me qëndrimet, mendimet dhe qëllimet e tyre. Pjesa më e madhe e subjekteve kyçe politike e shfrytëzuan këtë mundësi për kontakt transparent me elektoratin dhe përgjigjet e tyre janë futur në sistem.

Oferta për ta plotësuar pyetësorin iu dërgua edhe këtyre partive, kryetarëve të partive, kryetarëve të shtabeve zgjedhore dhe personave të tjerë përgjëgjës, të përcaktuar nga ato, mirëpo deri në këtë moment nuk i kanë dorëzuar pyetësorët e plotësuar:

  • Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas  – me postë, faks dhe e-mail
  • Parti Socialiste e Maqedonisë – me postë, faks dhe e-mail
  • Rindërtimi Demokratik i Maqedonisë – me postë, faks dhe e-mail
  • Lidhja Demokratike – me postë, faks dhe e-mail
  • Partia Demokratike Serbëve në Maqedoni – me postë, faks dhe e-mail
  • Partia Demokratike e Turqve në Maaqedoni – me postë dhe e-mail
  • Lidhja e Romëve të Maqedonisë – me e-mail
  • Partia e Aksionit Demokratik në Maqedoni – me postë
  • Partia Liberale e Maqedonisë – me postë, faks dhe e-mail
  • Partia për Prosperitet Demokratik – me postë
  • Partia e bashkuar për emancipim – me e-mail
  • E djathta demokratike – me e-mail

Në rast se ekipi i Votëmatësit i pranon edhe përgjigjet e tyre, ato do të shtohen në sistem që qytetarët të mund të shohin se në çfarë mase pajtohen me to.

Partitë të cilat u përgjigjën në pyetësor janë:

  • VMRO – Partia popullore
  • Bashkimi Demokratik për Integrim
  • Rilindja Demokratike Kombëtare
  • Alternativa e Re
  • Demokracia e Re
  • Partia Demokratike Shqiptare – me postë, faks dhe e-mail
  • Partia e Re Socialdemokrate e Maqedonisë
  • Partia Liberal-Demokrate – me postë dhe e-mail
  • Partia për Ardhmëri Evropiane
  • Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë
  • Të bashkuar për Maqedoninë – me postë dhe e-mail

Përgjigjuni në pyetjet dhe merrni vesh se me cilën parti përputheni më shumë.

Komentari su zatvoreni.