Rezultatet

Rezultati të cilin do ta fitojë shfrytëzuesi pas plotësimit të pyetësorit, është përqindja e përputhjes me partitë politike në Maqedoni. Përveç këtij rezultati, jepet edhe një tabelë në të cilën paraqitet numri i saktë i përputhjeve të përgjigjeve të shfrytëzuesit me përgjigjet e partisë, të ndara në dy kategori:

  • Përputhja e plotë me përgjigjet e partisë
  • Përputhja  e pjesërishme me përgjigjet e partisë, gjegjësisht nga ana e njëjtë e spektrit.

Ekzistojnë edhe rezultate më të avancuara të cilat shfrytëzuesve u mundësojnë të shohin:

  • Përputhjen me përgjigjet e partisë sipas fushave: Kjo pamje ofron pasqyrë më të avancuar të rezultateve, me ç’rast shfrytëzuesi do të mund t’i kontrollojë përputhjet me përgjigjet e partive për një ose më tepër fusha, të cilat do t’i zgjedhë.
  • Përputhjen me përgjigjet e më tepër partive në një ose më tepër fusha: Kjo pamje u mundëson shfrytëzuesve t’i filtrojnë përgjigjet e tyre me përgjigjet e një ose me tepër partive. Në këtë mënyrë, shfrytëzuesve u mundësohet t’i krahasojnë përgjigjet e tyre vetëm me ato parti që dëshirojnë.
  • Shkallën e përputhjes me përgjigjet e partive në më tepër fusha të ranguara: Kjo pamje e paraqet në mënyrë grafike shkallën e përputhjes së përgjigjeve të shfrytëzuesit me përgjigjet e partive politike, në raport me fushat, të cilat në fillim të aplikacionit, shfrytëzuesi do t’i shënojë si të rëndësishme për të.
  • Përputhjen me përgjigjet e shfrytëzuesit me përgjigjet e partisë së zgjedhur: Për shfrytëzuesit më të avancuar ose shfrytëzuesit të cilët dëshirojnë që detajisht t’i krahasojnë përgjigjet e tyre me përgjigjet e partive, është shtuar edhe kjo pamje e rezultateve.
  • Pasqyrën e përgjigjeve të partive: Kjo pamje i paraqet të gjitha përgjigjet e një partie,  për të gjitha fushat.