Për Votëmatësin
Votëmatësi është një vegël onlajn për edukimin dhe matjen e preferencave të votuesve në lidhje me ofertat e opcioneve politike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 në Republikën e Maqedonisë. Votëmatësi funksionon në atë mënyrë që qytetarët përgjigjen në 54 pyetje në versionin e plotë, gjegjësisht në 31 pyetje në versionin e shkurtër të pyetësorit, të ndara në 8 fusha, me qëllim që ta kontrollojnë shkallën e përputhjes së qëndrimeve të tyre me qëndrimet e partive politike në Maqedoni.
Grupi i ekspertëve i cili punoi në përzgjedhjen e fushave më të rëndësishme, u përcaktua për 8 fusha, të cilat i përfshijnë aspektet shoqërore, sociale, ekonomike dhe të tjera:
- Politika shëndetësore, punësimi, të drejtat sociale, të drejtat e luftëtarëve dhe të refugjatëve
- Drejtësia, sistemi politik, vetëqeverisja, politika e jashtme, integrimet
- Energjetika, mjedisi jetësor, zhvillimi
- Arsimi, kultura, feja, të rinjtë, sporti, mediumet
- Politika monetare, financiare dhe tatimore
- Policia dhe ushtria
- Politika ekonomike, tregtia
- Të drejtat kolektive dhe individuale, shoqëria qytetare
Dhënien e përgjigjeve në pyetjet, qytetarët e bëjnë njëlloj sikurse edhe partitë politike të cilat janë të përfshira në aplikacionin Votëmatësi, duke u përgjigjur me njërën nga 4 përgjigjet e ofruara:
- Plotësisht nuk pajtohem
- Pjesërisht nuk pajtohem
- Pajtohem pjesërisht
- Pajtohem plotësisht
Më shumë informata për plotësimin e pyetësorit, vetë aplikacionin, dallimin në mes të versionit të shkurtër dhe atij të gjatë, rezultatet e ofruara, mund të gjeni në linket e tjera të menysë.