Politika për privatësi

Fondacioni Metamorfozis është i përkushtuar në ruajtjen e privatësisë dhe në integritetin e të dhënave personale me të cilat bie në kontakt gjatë punës së tij. Në këtë dokument për politikë të zbatuar të privatësisë (privacy policy) janë shënuar llojet e të dhënave personale, të cilat i pranojmë dhe i mbledhim gjatë shfrytëzimit të ueb-faqes Votëmatës (www.votemates.mk), si dhe disa nga hapat të cilat i ndërmarrim për mbrojtjen e tyre.

Ju lutemi që me kujdes ta lexoni këtë Politikë për privatësi. Shfrytëzimi i juaj dhe/ose regjistrimi në cilëndo pjesë të ueb-faqes d.t.th. pranim i kësaj Politike për privatësi. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj Politike për privatësi, Ju lutemi të mos e shfrytëzoni ueb-faqen. Kjo Politikë për privatësi nuk përfshin informata të mbledhura në vende të tjera, duke përfshirë, duke mos u kufizuar në informata të mbledhura off-line dhe në ueb-faqe për tek cilat janë vendosur linke në ueb-faqe.

Politika e zbatuar për privatësi e Fondacionit Metamorfozis bazohet në Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë. Në formë elektronike, teksti i përmirësuar i Ligjit (PDF) mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale të RM (dzlp.mk).

Dispozitat kryesore

  • Të gjitha të dhënat personale që janë nën kontroll të Fondacionit Metamorfozis, janë marrë në bazë vullnetare, me pëlqim eksplicit të pronarëve të tyre, ose nga palë të treta, të cilat e kanë marrë pëlqimin e pronarëve për atë përdorim.
  • Të dhënat personale që janë nën kontroll të Fondacionit Metamorfosiz shfrytëzohen vetëm për qëllimin për të cilin janë mbledhur, e nëse ka nevojë të shfrytëzohen edhe për qëllime të tjera, ajo bëhet me leje eksplicite të pronarëve të tyre.
  • Politika e Fondacionit Metamorfozis është që shënimet që përmbajnë të dhëna personale të shkatërrohen/të fshihen pas kalimit të afatit të ruajtjes së tyre, nëse një gjë e tillë është paraparë me marrëveshje apo me ligj, ose pas përfundimit të projektit në kuadër të të cilit janë mbledhur.
  • Në rast të hetimit kriminal, Fondacioni Metamorfozis u përmbahet ligjeve në fuqi të RM-së dhe të dhënat e mbledhura me aktivitetet e ueb-faqes u jepen organeve të hetuesisë vetëm me urdhëresë të vlefshme nga gjyqi, me përjashtim të rastit kur bëhet keqpërdorimi i sistemit të saj informativ ose ueb-faqes së saj, kur ditarët digjitalë të aktiviteteve (log) mund të kontrollohen dhe të analizohen edhe në procedurë parahetimore.

Shfrytëzimi i biskotave (cookies)

Ueb-faqja Votëmatës shfrytëzon biskota ose cookies në këto raste:

  • Për të penguar votimin e dyfishtë gjatë plotësimit të anketave. Për momentin, në ueb-faqen Votëmatëss nuk ka anketa aktive. Kohëzgjatja e këtyre biskotave (cookies) është deri në përfundimin e anketës.
  • Për paraqitjen përkatëse të versionit të gjuhës së faqes, për shfrytëzuesit që kanë bërë zgjedhje gjatë vizitës së mëparshme. Kohëzgjatja e këtyre biskotave (cookies) është një ditë pas zgjedhjes së bërë.
  • Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesve në pjesën që është e mbrojtur me emër të shfrytëzuesit dhe fjalëkalim, i cili nuk është publik. Kohëzgjatja e këtyre biskotave (cookies) është deri në përfundimin e sesionit aktual.

Ueb-faqja e Metamorfozis e shfrytëzon sistemin për menaxhim të përmbajtjeve WordPress. Në rast se personeli i Metamorfozis ka njohuri se komponentet (modulet) e tija eksterne vendosin edhe biskota të tjera, sjellja e tyre do të ceket në mënyrë plotësuese në këtë pjesë të politikës për privatësi.

Regjistrat e serverëve (Server logs)

Për secilën nga ueb-faqet e Fondacionit Metamorfozis, provajderi përkatës për ueb-hostim mban regjistra të serverëve (server logs), ku shkruhet adresa IP, shfletuesi, sistemi operativ, data dhe koha e qasjes, refereri (ueb-faqja e vizituar paraprakisht) fajlli i marrë nga ueb-faqja, për secilin operacion të tillë. Këto regjistra trajtohen në përputhje me dispozitat kryesore, ose me politikën individuale për privatësi të provajderit, i cili është i obliguar të veprojë në kuadër të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe Ligjit për komunikime elektronike të RM-së.

Sipas ligjeve në fuqi të RM-së, personat juridikë që ofrojnë shërbime të Internetit, janë të obliguar t’i ruajnë të dhënat për trafikun (të cilat i përmban regjistri i serverit – server log) minimum 24 muaj pas krijimit të tyre, me qëllim që të jetë në disponim të organeve kompetente të hetuesisë, gjatë procedurës së rregulluar me ligj.

Servisin për hostim për ueb-faqen Votëmatës e ofron kompania WebFaction.

Numëruesit eksternë të vizitave

Për transparencë të shtuar dhe për analiza krahasuese, ueb-faqja Votëmatës ka numërues ekstern të vizitave: Gugëll analitiks (Google analytics), që ofrohet nga kompani që është e vendosur në SHBA, e cila është nën jurisdiksion të ligjeve të atjeshme. Komunikimi me numëruesit eksternë realizohet duke futur kod që ofrohet nga ana e tyre, në faqet e ueb-faqes Votëmatës. Gjatë leximit të faqes të tillë, aktivizohet kodi, me ç’rast numëruesit ekstern i ofron qasje te këto të dhëna: adresa IP, shfletuesi, sistemi operativ, data dhe koha e qasjes, refereri (ueb-faqja e vizituar paraprakisht) dhe ueb-faqet e vizituara nga faqja në të cilën është futur kodi i numëruesve.

Kontakti

Për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me të dhënat Tuaja personale të ruajtura nga Fondacioni Metamorfozis, drejtohuni drejtpërsëdrejti te zyra e saj, nëpërmjet cilësdo mundësi standarde për kontakt.

Fondacioni Metamorfozis
rr. “Apostoll Gusllarot” nr. 40
1000 Shkup, Maqedoni

е-mail-i: info [në] metamorphosis.org.mk
tel/faks: +389 (0)2 3109 325